Humbja me Egnatian ka zhgënjyer të gjithë në kampin e Vllaznisë. Megjithatë, pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Plori tha se skuadra e Vllaznisë, po kalon një moment të vështirë.
Por nga ana tjeter nuk kane munguar edhe kritikat ne adrese te te gjithe pjestareve te saj, duke filluar nga lojtaret, trajneri dhe deri tek presidenti.
Ish-futbollist i njohur i Vllaznise, Fasll Fakja permes nje reagimi ne komentet e faqes “Shkodra Sport” kritikoi trajnerin Plori për formacionin e sotshëm ndaj Egnatias.
“Kam respekt për ty. A i ke sytë në ballë, çfarë është ai formacion? Nuk ke pikë faji ti. E kanë fajin profesorat se në dorë të kujt e lënë Vllazninë”,- tha ish-sulmuesi i Vllaznisë gjatë viteve ’80, Fasli Fakja.
Maringlen ZHIVANI