Monday, April 6, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREDëmtim i dyfishtë për Ernest Muçin, te klubi turk janë ende në...

Dëmtim i dyfishtë për Ernest Muçin, te klubi turk janë ende në pritje të vendimit për sulmuesin

Ernest Muçi mungoi këtë fundjavë në supersfidën ndaj Gallatasarajt, pasi ka pësuar një dëmtim të dyfishtë, siç zbulojnë mediat turke.

Raportohet se Muçi ka pësuar dëmtim në kyçin e këmbës e më pas edhe në ije, duke e bërë situatën e tij më të komplikuar dhe të paparashikueshme.

Futbollisti pritet të kryejë kontrolle të tjera gjatë kësaj jave me stafin mjekësor të ekipit për të parë gjendjen e tij.

Për momentin, askush nuk di të thotë kur mund të kthehet Muçi, ndërsa edhe vetë trajneri Fatih Teke deklaroi pas sfidës se do të ishte e vështirë që sulmuesi shqiptar të ishte i gatshëm për duelin e radhës këtë fundjavë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments