Italia e bukur ka fituar në sekondat e fundit ndaj Polonisë me golin e shënuar nga Biraghi i Fiorentina-s. Azzurri ka marrë një fitore më se të merituar 1-0 ndaj polakëve, megjithëse rezultati duhet të kishte qenë shumë më i thellë duke parë rastet e shumta për gol.

Gjithsesi, një fitore e merituar e djemve të Mancini-t, që kanë parakaluar Poloninë në renditjen e grupit 3 të League A dhe tani pozicionohen në vend të dytë.

https://twitter.com/KGower83/status/1051567223133884416?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1051567223133884416&ref_url=http%3A%2F%2Ftelesport.al%2Fitalia-e-bukur-shperblehet-me-nje-gol-ne-sekondat-e-fundit%2F

Italia e nis me një tronditje të portës kundërshtare kur topi i goditur nga Jorginho përplaset me shtyllën që në minutën e 2’. Italia bën një lojë të shkëlqyer duke bërë presing të lartë kur nuk ka topin dhe një lojë me temp të lartë kur kërkon të krijojë aksione.

Dhe mundësitë për gol ndaj polakëve tepër pasivë nuk mungonin. Pas gjysmë ore lojë ishte Insigne ai që goditi shtyllën për të dytën herë. Të pafat italianët. Pas pushimit loja nuk ndryshoi.

Italia sulmon pa pushim ndaj një Polonie që vetëm mbrohet dhe mundohet t’i kapë në kundërsulm. Në njëzetë minutat e fundit rastet janë një njëpasnjëshëm për Azzurri-t, të cilët vazhdojnë dhe vetëm shpërdorojnë mundësi pas mundësie. Bernardeschi duhet të kishte shënuar në disa mundësi, po ashtu edhe Florenzi apo Insigne./telesport/