Nga Gjergj KOLA
Karateistja lezhjane Mikela Skandaj ka arritur nje tjeter sukses edhe ne garen e rradhes, ate te zhvilluar dje dhe sot ne Lecco te Italise ku eshte zhvilluar turneu nderkombetar “Black Belt Cup”. Ne te kane marre pjese sportiste te moshave nga 7-60 vjeç dhe konkretisht plot 1 mije te tille nga shume shtete te Europes si Italia, Gjermania, Rumania, Polonia, Zvicra, Gjeorgjia, Sllovenia, Ukraina e Danimarka.
Kampionia jone mori pjese ne disiplinen Cadet ku benin pjese shume kundershtare te moshave nga 14-17 vjeçe. Por edhe pjese Mikela eshte vetem 14 vjeç, ajo u perball me shume dinjitet me kundershtaret e saj me moshe me te madhe.
Madje duke arritur ne podium dhe rrembyer medaljen e arte. Mikela Skandaj fale talentit qe zoteron edhe pse jo ne gjendje te mire shendetesore arriti qe per te dytin vit me radhe te fitoje kete turne shume te rendesishem nderkombetar.
Por talentja Lezhjane nuk u ndal me kaq, mbasi demostroi nje forme te shkelqyer dhe beri per vehte edhe jurine e cila e vleresoi Mikelen me çmimin special te turneut. Menjehere pas perfundimit te turneut nuk vonoi as trajnieri t’i beje komplimentat ne rrjetet sociale duke e cilesuar Mikelen si talenten me te mire ne palestren ku ai stervit.
Ne kete menyre kjo sportiste po tregon qarte se eshte nje talent e cila ne çdo aktivitet ku merr pjese, synon vetem podiumin dhe deri tani çdo gje po i shkon ne menyren me te mire te mundshme./www.shkodrasport.com/