Nga Gjergj KOLA

Sulmuesi shkodran Majkol Luka shenon nje tjeter gol me peshe per Fiorentina U15 duke kontribuar ne fitoren e saj ndaj Lacios ne transferten e sotme dhe si rrjedhoje ka arritur te forcoje edhe me shume pozitat ne krye te renditjes.

Ndeshja ne fakt nuk ka nisur mire per vjolet te cilet jane gjendur ne disavantazh te dy golave shenuar nga futbollistet e Lacios, por pikerisht nga kembet e shkodranit ka nisur kthesa e tyre.

Ai ka ndjekur nje aksion te skuadres se tij nga e djathta dhe topi ka shkuar ne zone, aty ku shtatelarti Luka ka qene i vemendshem duke futur majen e kepuces, aq sa per ta derguar topin ne rrjete. Me pas, kane ardhur edhe kater gola te tjere te Fiorentines dhe gjithçka eshte mbyllur me fitoren 5-2 ne favorin e saj.

Pas javes se 19-te te kampionatit, Fiorentina U15 eshte ngjitur ne kuoten e 45 pikeve duke qene ne vendin e pare te renditjes me golaverazh me te mire se Roma dhe Empoli qe jane ne te njejten kuote pikesh.

Nje kontribut ne kete ecuri shume te mire te Fiorentina U15 po jep edhe sulmuesi shkodran Majkol Luka qe vazhdon te luaje mire dhe te shenoje per te. Kapiteni i kombetares U15 te Shqiperise po merr edhe vleresimet e duhura nga drejtuesit e kesaj skuadre, por edhe mediat italiane./www.shkodrasport.com/