Tirana dhe Egnatia kanë ndarë pikët në Elbasan, në një sfidë dramatike që u mbyll me rezultatin 1-1.Sfida nisi me rastër nga të dyja skuadrat, teksa goli i parë erdhi vetëm në minutën e 74’ për rrogozhinasit nga Ibrahimoglu.

Atëhere kur mendohej se sfida do të mbyllej me fitoren e skuadrës së Tetovës, gjyqtari akordoi një 11-metërsh për bardheblutë që u fitua nga Abazaj, i cili e shndërroi vetë në gol në minutën e 97’.

Kështu Egnatia vazhdon të jetë në vendin e parë me 51 pikë, duke shkuar në 6 ndeshje pa fitore në kampionat, ndërsa Tirana ngjitet momentalisht në vendin e 5-të me 36 pikë.


TIRANA-EGNATIA 1-1

90+7′ (P) Abazaj / 74′ Ibrahimoglu