Eshte mbyllur sot java e 12-te e kampionatit kombetar te futbollit te femrave dhe ne perfundim te saj, Vllaznia eshte e vetme ne krye te renditjes me 33 pike, nderkohe qe rivalja e saj Tirana eshte mundur 0-3 ne Fier nga Vllaznia.

Skuadra shkodrane ka pritur ne stadiumin “Loro Boriçi” ekipin e Gramshit te cilin e mundi me rezultatin e thelle 12-0. Tete prej golave te kesaj ndeshje jane shenuar ne pjesen e pare.

Tre prej golave ne kete pjese loje jane shenuar nga kapitenia Esmeralda Franja. Nderkohe sulmuesja Klaudia Borci ka shenuar dy gola, ndersa nga nje gol kane shenuar Risa Yamada, Fortesa Berisha dhe Luçije Gjini.

Ne pjesen e dyte trajneri Nikolin Leka ka kryer pese zevendesime, por niveli i lojes nuk ka rene. Vajzat kuqeblu kane shenuar edhe 4 gola te tjere te cilet jane shenuar nga Rrezona Ramadani, dy te tjere jane shenuar nga Jehona Shala, ndersa ka patur vend edhe per nje gol tjeter nga sulmuesja Fortesa Berisha.

Perfundimisht 12-0 per Vllaznine qe tashme kryeson e vetme renditjen e kampionatit dhe ecen e sigurte drejt titullit te 11-te kampion rradhazi, megjithese kete sezon çdo gje do te vendoset pas ndeshjeve te “Final 4”./www.shkodrasport.com/