Portieri Alban Hoxha ishte vendimtar në sfidën me Erzenin duke bërë disa pritje të mira dhe mbajtur të paprekur portën e Partizanit. Pas sfidës ai u shpreh se ishte një ndeshje e mirë dhe se shpresojnë të vazhdojnë kështu deri në fund.

“Ishte ndeshje e mirë sepse u rrezikuan disa herë e mbajta ekipin në lojë dhe kjho është detyra sepse nëse pësonim gol ndeshja do të vështirësohej, besoj bëra mirë në këtë ndeshje. Një nga detyrat e mia është të mos pësoj gol dhe e pash që disa lojtarë e fletën mendjen që po fitonim dhe po bënim gabime por iu thash që sduhet të pësonim për vazhdimësinë duke qenë se në ccdo ndeshje kemi pësuar dhe duhet ta rregullonim se s’bën se nuk është diccka që rregullohet direkt.

Nuk ka ndonjë sekret të madh përvecc viteve dhe eksperiencës, stërvitem edhe më mirë se kur isha i ri, kemi një trajner të ri dhe i studiuar. Është një sukses i madh për portierët dhe shpresoj të jemi deri në fund kështu.

Mendoj se disa vite ka qenë Partizan shumë i mirë, si në kohën kur kemi dalë kampion me Skënder Gegën dhe vjet ka qenë i mirë por ka pasur oshilacione. Për mua ekipi më i mirë është ai që ka luajtur në Champions me Ferencvaroshin pasi ishim me të vërtetë një ekip shumë i fortë.

Ne vinim nga një ndeshje Kupe që nuk menduam se do e humbni,m por një ekip i madh tregon që duhet të ringrihemi shpejt dhe se duhet të vazhdojmë përpara tani iku dhe vjen tjetra duhet të luftojmë betejat dhe të arrijmë aty ku kemi synim tek titulli kampion”, tha Hoxha për “MCN TV”.