Isco iu nënshtrua kontrolleve të para mjekësore pas tërheqjes muskulare të pësuar në ndeshjen e fundit. Ish-lojtari i Real Madridit do të përjashtohet nga skuadra për ndeshjen kundër Real Sociedad, me të cilin Real Betis do të garojë për shanset e pjesëmarrjes në edicionin e ardhshëm të Ligës së Europës.
“Është e vështirë”, u tha Isko gazetarëve që e prisnin jashtë qendrës mjekësore. Dhe nuk kishte nevojë të flitej shumë, pasi fjalët e tij shoqëroheshin me një imazh të qartë dëshpërimi: Isko duke ecur me paterica.
Lëndimi i mesfushorit vjen në momentin më të keq, si për Betisin që luan shanset e fundit për Europën të dielën, ashtu edhe për veten e tij, duke qenë se shanset për t’u thirrur në Europian ishin shumëfishuar.
Isko paraqitet në listën paraprake së Luis de la Fuente dhe performancat e tij e kishin vendosur atë në mesin e favoritëve për listën përfundimtare. Tani do të jetë shkalla e dëmtimit që do të na tregojë nëse Isko do të mund të rikuperohet apo jo të luajë Europianin e ardhshëm me Spanjën, ku mos të harrojmë, që ndeshjen e fundit në grupe e ka kundër Kombëtares shqiptare.