Arne Slot ka konfirmuar se do të jetë ai trajneri i ri i Liverpulit, pas largimit të Jurgen Klop. Trajneri aktual i Fejenordit, ka qenë prej javësh në diskutime me klubin dhe akordi raportohet se është arritur mes palëve.
Kjo ka shtyrë trajnerin që në konferencën e sotme për mediat, të zyrtarizojë vetë gjithçka, pa pritur fundin e sezonit dhe njoftimin zyrtar të klubeve përkatëse.
“Unë mund të konfirmoj se do të jem unë trajneri atje në sezonin e ardhshëm”, tha Slot para gazetarëve vendas. Trajneri holandez raportohet se ka gjetur akordin me Liverpulin, por është në pritje të lejes së punës në Angli për vete dhe gjithë pjesëtarët e stafit para se klubi të bëjë gjithçka zyrtare.
Ndërkohë, Fejenord do të përfitojë një pagesë prej 10 milionë eurosh për prishjen para kohe të kontratës me teknikun.