Në orën 19:00 do të luhet finalja e Kupës së Shqipërisë mes Tiranës dhe Egnatias në “Elbasan Arena”. Dy skuadrat tentojnë që të marrin trofeun e parë dhe të fundit për këtë sezon, teksa janë përcaktuar edhe gjyqtarët e këtij takimi.

Enea Jorgji do të gjykojë finalen e Kupës dhe do të ndihmohet nga Rejdi Avdo dhe Ridigert Çokaj. Kujtojme qe Jorgji ka qene ne fushe edhe ne gjysmefinalen e dyte, ate Egnatia- Vllaznia e cila i solli kualifikimin rrogozhinasve, ne nje ndeshje qe shkodranet e kontestuan kete arbiter per gjykim te njeanshem sipas tyre.

Tirana nuk ka kujtime të bukura me Jorgjin në finale Kupe, duke qenë se 4 vite më parë ishte kjo treshe arbitrash kur bardheblutë u mundën me rezultatin 2-1 nga Kukësi në finale.

Në sistemin VAR, do të jetë Juxhin Xhaja. Ndeshja mes Tiranës dhe Egnatias është edhe e fundit e këtij sezoni futbollistik në Shqipëri, teksa fituesi do të përballet me Partizanin për finalen e Superkupës, por kjo ndeshje luhet sezonin e ardhshëm.