Në historinë e gjimnastikës shkodrane dhe asaj shqiptare, Artan Vukatana zë një vend të rëndësishëm. Gjate viteve 1985-1989 vlen theksohet perfaqesimi i gjimnastit Artan Vukatana ne aktivitetet nderkombetare si pjestar i ekipit kombetar duke zene vend nderi ne takimin miqesor Shqiperi-Turqi ne vitin 1989.

Po ashtu, ky gjimnast në finalet e Spartiadës së 6-të Kombëtare në vitin 1989 ka fituar 2 medalje të arta në klasifikimin individual për veglat e kalit me doreza dhe të hekurit gjimnastikor.

Po ndalemi sot tek ky personazh sepse ka ditelindjen, feston 59 vjetorin e lindjes dhe me kete rast ne emer te redaksise se gazetes “Shkodra Sport” dhe te lexuesve te saj, i urojme dhe 100 vite te tjera te lumtura!

Artan Vukatana ka lindur ne Shkoder me 1 qershor 1964 dhe me gjimnastiken do te angazhohej ne nje moshe shume te vogel dhe do te vazhdonte te ishte ne sallen e gjimnastike per shume vite me rradhe, nderkohe qe tashme prej shume vitesh jeton ne Itali ku vazhdon te jape serish kontributin e tij per sportin e gjimnastikes.

Për të gjitha këto suksese, Bashkia Shkodër kohe me pare e nderoi Artan Vukatanën me “Mirënjohje” për kontributin e tij të dhënë për Sportklub Vllaznia si nje nga “gjimnastet e shekullit” te ketij klubi.

Vete kjo e pat entuziasmuar shume ate dhe jo me kot eshte shprehur: “Jam rritur në Shkodër, janë rritur në pallatin e sportit në të cilin kam hyrë qysh 5 vjeç në sallën e gjimnastikës. Jam rritur dhe jam edukuar në atë ambjent dhe natyrisht që kam përjetuar emocione të forta. Jam në Romë tash 23 vite, por Vllaznia është e shkruar në lëkurën time”-
Gjergj KOLA