Saturday, June 20, 2026
FAQJA E PARE ATLETIKELAJMI I FUNDIT/ Atletët e Vllaznisë thyejnë pas plot 31 vitesh rekordin...

LAJMI I FUNDIT/ Atletët e Vllaznisë thyejnë pas plot 31 vitesh rekordin e stafetës 4×100 metra

Kjo duhet të jetë nata e rekordeve për atletikën shkodrane dhe atë shqiptare. Pas rekordit të ri të vendosur nga Franko Burraj në garën e 400 metrave, ai dhe tre sportistë të tjerë të ekipit të Vllaznisë dhe të kombëtares shqiptare, pikërisht Endri Rakaj, Leandro Çardaku dhe Kolindo Kiri, kanë thyer edhe rekordin e stafetës 4×100 metra.

Thyerja e këtij rekordi merr vlera më të mëdha sepse rekordi i mëparshëm ishte në fuqi prej 31 vitesh dhe për koicidencë edhe atëherë ishte vendosur nga katër atletë shkodranë.

Kanë qenë Arben Maka, Oltion Luli, Sokol Shepeteja dhe Ilir Xhani, plot 31 vjet më parë, saktësisht më 6 korrik 1995 në Ljubjanë të Sllovenisë që patën vendosur shifrat 41″48.

Por ky rekord u vlerësua sonte nga 4 atletë të tjerë shkodranë që meritojnë një bravo të madhe. Paraqitja e tyre në garat e Kampionatit Ballkanik që po zhvillohen në Volos të Greqisë ka qenë mbresëlënëse dhe padyshim që rekordi i ri duhet vlerësuar sepse vjen pas një pune të gjatë të tyre bashkë me trajnerët Albert Marashi dhe Bruno Rrotani.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments