Saturday, June 20, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREEsat Mala flet për largimin nga Vllaznia: Faleminderit për gjithçka. Ky klub...

Esat Mala flet për largimin nga Vllaznia: Faleminderit për gjithçka. Ky klub do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time

Esat Mala u largua nga Vllaznia pas 4 sezonesh dhe tashmë është gati për një aventurë të re. Vetë mesfushori ka bërë një reagim në rrjetet sociale duke i falenderuar të gjithë për besimin dhe vitet e paharrueshme në Shkodër. 27-vjeçari ndër të tjera shkruan se largohet me krenari, por ndjen keqardhje që nuk arriti të festonte titullin kampion me Vllazninë.

Postimi i plotë

Pas 4 viteve te paharrueshme, ka ardhur momenti te mbyll nje kapitull te rendesishem në jeten time. Dua te falenderoj nga zemra klubin per besimin dhe mundesin qe me dha te jem pjese e kesaj familjeje.

Nje falenderim i vecante shkon për bashkelojtaret, trajneret, stafin dhe drejtuesit. Falenderoj çdo tifoz kuq e blu dhe Vllaznit Ultras per mbeshtetjen si ne dit te mira dhe te veshtira . Mbi te gjitha, faleminderit qytetit dhe qytetareve te Shkodres , te cilet me kane respektuar, mbeshtetur dhe bere te ndihem gjithmon si ne shtepi.

Largohem me krenari, respekt dhe keqardhje qe nuk mundem te festonim dot titullin kampion. Ky klub do te kete gjithmone nje vend te veçante ne zemren time. Faleminderit per gjithçka!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments