Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREDëmtimet e shoqërojnë shpesh, Mendy humb rëndësinë te Reali dhe sheh nga...

Dëmtimet e shoqërojnë shpesh, Mendy humb rëndësinë te Reali dhe sheh nga Juventusi

Ferland Mendy është zhdukur nga harta e planeve të Ancelottit, pas një sezoni ku ai ishte titullar. Humbja e rëndësisë ka ardhur për shkak të dëmtimeve të shumta që kanë shoqëruar mbrojtësin kohët e fundit.

Performancat e Miguel Gutierrez nuk e përjashtojnë mundësinë që francezi të bëjë gati valixhet. Për më tepër ardhja e Alaba nuk ka qenë një lajm i mirë, edhe pse fillimisht ai u transferua për të luajtur në qendër, sërish duket se e ka nxjerrë jashtë planeve të teknikut italian.

Sipas mediave lokale, Juventusi e ka në listën e preferencave lojtarin e Madridit. Italianët duan të transferojnë një mbrojtës të majtë gjatë merkatos së dimrit dhe Mendy duket i duhuri për drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”.

Tani për tani, largimi i mbrojtësit nuk është në planet e Realit, por gjithçka do të varet nga performancat e tij deri në janar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments