Sfida e shumepritur ne mes Vllaznise dhe Real Madrid, e vlefshme per grupin A te “UEFA Women’s Champions League” po afron dhe tashme kane mbetur edhe me pak se 30 ore nga momenti kur ajo do te startoje ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Nje ndeshje kjo qe pritet me shume interes ne Shkoder sepse ne qytetin e tyre do te jete mysafir nje “marke” e futbollit europian dhe boteror siç eshte Reali, i cili kuptohet qe ekipine e femrave nuk e ka ne lartesine e atij te meshkujve, megjithae mbetet nje emer i nderuar serish.

Nderkohe eshte zbardhur edhe agjenda e ekipit madrilen ne Shqiperi. Ai ka mberritur ne aeroportin e Rinanit ne oren 12.00 te dites se sotme dhe menjehere ka marre rrugen drejt Shkodres. Ne kryeqendren e Veriut, madrilenet do te akomodohen ne “Grand Hotel Europa”.

Ne oren 17.15 perfaqesuesit e Real Madrid do te japin nje konference per shtyp para kanalit te tyre por edhe gazetareve shkodrane, nderkohe qe stervitja e ketij ekipi do te startoje ne oren 18.00 ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Te enjten nderkohe do te luhet ndeshja ndaj Vllaznise dhe pas saj, Reali do te kaloje naten ne Shkoder, ndersa mengjesin e se premtes do te marre rrugen drejt Rinasit, ku ne oren 12.30 do te fluturoje drejt Spanjes serish. Kjo eshte agjenda e ekipit te mirenjohur spanjoll nderkohe qe te gjithe organizmat e duhura ne vendin tone kane marre masat e duhura per pritjen dhe mbarevajtjen e qendrimit te tyre ne Shqiperi./SHKODRA-SPORT.COM/