Me date 1 nentor pritet te nise kampionati i kategorise se trete dhe Federata Shqiptare e Futbollit ka bere njoftimin per rregjistrimin e ekipeve qe duan te marrin pjese ne te. Ne edicionin e ri te ketij kampionati, duket se do te kemi edhe nje ekip nga Shkodra.

Behet fjale per ate te Basania & AM, ekip ky qe do te krijohet nga bashkepunimi qe ka nisur sot ne mes dy shoqatave sportive ne Shkoder, pikerisht asaj te Basanias dhe Arra e Madhe FC. Nje gje e tille behet e ditur permes nje njoftimi te shperndare ne faqen zyrtare te klubit te mesiperm, teksa mesohen edhe emrat e stafit qe do ta drejtoje ate.

Dy akademitë, Basania FC dhe FC Arra e Madhe veç bashkëpunimit tek moshat thellojnë bashkëpunimin edhe përtej kësaj. Basania FC & FC Arra e Madhe në funksion të rritjes së dy akademive dhe jo vetëm, por edhe për zonën në tërësi vendosin krijimin e ekipit të parë, të të rriturve që sipas rregullores së FSHF-së nis rrugëtimin në kategorinë e tretë.

Dy drejtuesit e akademive respektive z. Ermir Shimaj dhe z. Angjelin Simoni dakortësohen për këtë rrugëtim të ri dhe ngarkojnë me ngritjen e ekipit në rolet përkatëse:

Koordinator & videoanalist: Samel Zyberi

Trajner i parë: Armando Simoni

Ndihmës trajner & trajner i portierave: Besmir Muçejani

Grumbullimi i parë dhe seleksionimi starton me dt 20.10.2022 ora 19:30 në fushen sportive të Basanias në Bushat. Ftojmë te gjithë djemtë e zonës që kanë pasion e dëshirë futbollin, dyert janë të hapura të provojnë veten dhe të përfshihen. Po ashtu ftojmë institucionet vendore dhe bizneset e zonës që kanë dëshirë të na mbështesin e të përfshihen në këtë zhvillim të ri janë të mirëpritur.