Enis Çokaj është dëmtuar dhe ka dalë nga fusha pas 26 minutash, në ndeshjen mes Lokomotivës së Zagrebit dhe Istra, që në fund përfundoi 1-1.
Mesfushori i Lokomotivës është përplasur në mesin e fushës gjatë një dyluftimi, ndërsa në pamje duket se prek kofshën e majtë, çka mund të ketë sjellë një tërheqje në muskul.
Lojtari nga Kopliku, për të disatin sezon është ndër lojtarët më të mirë për kroatët, duke merituar edhe ftesën nga trajneri Edy Reja. Në 20 ndeshjet e këtij sezoni, 22 vjeçari ka shënuar një gol dhe ka dhuruar gjashtë asiste.
Ditë “jo” për shqiptarët e Lokomotivës, teksa veç dëmtimit të Çokaj, edhe Salihu e ka mbyllur ndeshjen pas 42 minutave duke u ndëshkuar me dy kartona të verdhë.