Vllaznia ka vijuar diten e sotme pergatitjet per ndeshjen e rradhes, ate qe do te luaje diten e shtune ne stadiumin “Adush Muça” te Ballshit ndaj Bylisit vendas. Kuqeblute kane zhvilluar paradreke seancen stervitore te rradhes ne fushen sportive “Reshit Rusi”.
Ajo qe ka rene ne sy ne kete seance ka qene prania ne te edhe e mbrojtesit Darko Bulatoviç. Malazezi kishte rreth dy muaj qe ka qene jashte skuadres si rrjedhoje e nje nderhyrje kirurgjikale qe ka bere dhe tashme çdo gje duket se ka kaluar.
Bulatoviç ka nisur stervitjen me ekipin, por kuptohet qe i duhen ende edhe pak kohe per te kapur formen e duhur. E rendesishme eshte qe problemet shendetesore te tij jane lene njehere e mire prapa dhe lojtari duket i motivuar per t’u rikthyer sa me shpejt ne fushen e lojes.
Ne mungese te tij, trajneri Josa eshte detyruar te kaloje kapitenin Gurishta nga krahu i djathte ne qender dhe per fat te mire, gjerat kane shkuar ashtu si duhet, duke bere qe te harrohet mungesa e Bulatoviç.
Megjithate rikthimi i tij eshte diçka shume pozitive sepse ekipi do te kete serish mungesa per arsye kartonash apo demtimesh dhe stafit i nevojitet te kete nje kontigjent sa me te plote lojtaresh./SHKODRA-SPORT.COM/