Jurgen Goxha është lojtari i ri i Teutës. Burime të besueshme pranë klubit durrsak bëjnë me dije se “Djemtë e Detit” kanë gjetur marrëveshjen me qendërmbrojtësin e njohur.

Edhe pse ky i fundit ishte në kontratë me Egnatian, mungesa e hapësirave në formacionin titullar, ka bërë që të kërkojë largimin nga rrogozhinasit.Në këtë mënyrë, është Teuta që nuk është menduar dy herë, duke arritur marrëveshjen paraprake me 30-vjeçarin.

Ai pritet të prezantohet nga drejtuesit në ditët e ardhshme për të nisur menjëherë punën me trajnerin Edi Martini. Eksperienca e madhe në kampionatin shqiptar e bën atë të duhurin për të qenë pjesë e Teutës së Durrës.

Goxha ka luajtur në vendin tonë me Ilirinë e Fushë Krujës, Erzenin, Besëlidhjen, Shënkollin, Tiranën, Qabalan dhe Sabail në Azerbajxhan dhe së fundmi në Rrogozhinë me Egnatian. Me skuadrën e Shpëtim Duros u aktivizua në kampionat vetëm 2 ndeshje duke luajtur 85 minuta.

Por nga ana tjeter vete klubi Teuta ka bere te ditur se ka nderprere kontraten me futbollistin Hektor Idrizaj. Ja njoftimi i shperndare per kete “divorc” me futbollistin: “Faleminderit Hektor Idrizaj!

Hektor Idrizaj, nuk do të jetë më pjesë e skuadrës blu. KF Teuta falënderon mbrojtësin @hektoridrizaj për kontributin e tije me fanelën e Teutes, duke i uruar shumë fat dhe suksese në vazhdim të karrierës”.