Afati perfundimtar i mbylljes se merkatos, ka sjelle te tjera levizje ne futbollin shqiptar. Keshtu Terbuni po ben levizje ne merkato jo vetem ne hyrje, por edhe ne dalje. Se fundmi, largimi i rradhes nga pukjanet eshte ai i Amer Dukes.

Mbrojtesi ka nderprere bashkepunimin me klubin pukjan dhe flitet se karrieren e tij do ta vijoje ne Superiore. Duka firmosi me skuadren e Terbunit gjate merkatos se veres, teksa tashme pas gjashte muajsh largohet nga ekipi. 

Qendermbrojtesi shijakas eshte aktivizuar vetem ne kater ndeshje ne 12-jave kampionat me skuadren e Terbunit, nje si titullar dhe tre si zevendesues, teksa tashme duke marre ne konsiderate, hapesirat e pakta me ekipin pukjan, Amer Duka e ka mbyllur me Terbunin.

Ne vijim mbetet per t’u pare se ku do ta vijoje karrieren e tij qendermbrojtesi. Tek Terbuni sakaq i kane marre masat per ta zevendesuar dhe ne kete menyre largimi i ketij futbollisti pritet te mos kete ndikim.
Maringlen ZHIVANI