Vllaznia ka gabuar mbremjen e djeshme serish teksa u mund 2-3 ne Durres ndaj Erzenit, ne nje ndeshje te dominuar prej saj por qe e humb per shkak te problemeve qe ajo shfaq ne repartin e mbrojtjes. I ketij mendimi eshte shprehur edhe specialisti i futbollit Shkelqim Muça.

Gjate emisionit “Rubrika Sportive” ne RTSH, ai eshte ndalur edhe tek lojtaret qe luajne ne prapavijen e skuadres shkodrane qe sipas tij jane te adaptuar ne ato pozicione dhe si rrjedhoje skuadra e peson.

“Erzeni është një skuadër me shumë karakter, është ky një faktor që e bën të mos dorëzohet. Ka dëshirë, ka optimizëm, stafi duket i fortë dhe kanë krijuar një frymë të mirë.

Vllaznia e humbi ndeshjen në mbrojtje, me gabime në vendosje. Shehi është i ngathët, ndërsa Gurishtën e rrëmben loja, futet edhe në organizim. Shkodranët nuk kanë lojtar qendre, luajnë me lojtar të improvizuar”.

Vllaznia kesisoj koleksionin dy humbje rradhazi dhe javen tjeter do te prese ne Shkoder Kukesin qe i ka fituar dy ndeshjet e fundit. Ne lidhje me kete perballje, Muça do te shprehej ne kete menyre: “Kukësi ka fituar dy ndeshje. Suksesi në Rrogozhinë i dha zemër, por mendoj se ka problem. Ka një ndeshje të vështirë në Shkodër, një humbje e rikthen edhe njëherë në zonën e ftohtë.

Mendoj se drejtuesit duhet të mbështesin shumë trajnerin Hallaçi. Duhet ta trajtojnë mirë, sepse është një njeri që di të krijojë frymën e duhur. Ka fituar dy ndeshje shumë të rëndësishme, duhet ti japin besim”.