Marsel Ismajlgeci është lojtari më i ri i skuadrës së Zrinjski Mostar në Bosnjë Hercegovinë. Është vetë klubi boshnjak që ka bërë me dije se ish kapiteni i Tiranës ka firmosur kontratën që e lidh me bardheblutë deri në vitin 2026. Në lajmërimin e bërë në faqen zyrtare thuhej:

“HŠK Zrinjski Mostar dhe KF Tirana kanë rënë dakord për transferimin e mbrojtësit të majtë 22-vjeçar Marsel Ismajlgeci, i cili sot ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit 2025/2026.

Kapiteni i kampionit shqiptar bëri 122 paraqitje zyrtare në fanellën e Tiranës, me 10 gola dhe 14 asistime. Ai bëri edhe dy paraqitje për Kombëtaren A të vendit të tij dhe në vitin 2021 Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e zgjodhi lojtarin e ri më të mirë në Shqipëri”.

Për kanalin zyrtar të klubit ka folur edhe Amir Gross Kabiri, zëvendës-president i HSK Zrinjski Mostar u shpreh:

“Jemi të kënaqur që jemi përforcuar me Marsel Ismajlgecit, që i përshtatet strategjisë dhe synimeve tona. Ne do të vazhdojmë të forcojmë skuadrën tonë për të përmbushur pritshmëritë dhe për të realizuar objektivat tanë”. Mirë se vjen, Marsel!”/newsport/