Vllaznia U17 eshte skuadra e momentit deri ne keto momente per sezonin 2022-23. Kryeson me merite renditjen e kampionatit dhe po ashtu ka siguruar edhe daljen ne finalen e Kupes se Shqiperise pasi fitoi me rezultate te pastra ne dy raundet e para te ketij kompeticioni.

Ne çerekfinalendaj Internacional (e fituar nga Vllaznia U17 2-0) ishte sulmuesi anesor Aris Ara qe shenoi dy golat e suksesit kuqeblu. Ndersa ne gjysmefinalen ndaj Dinamos (Vllaznia e fitoi 3-0), ishte rradha e sulmuesit Gerald Kubazi te shenonte dy prej tre golave te ketij suksesi.

U ndalem tek keta dy futbolliste sepse jo shume kohe me pare, trajneri i tyre Gilman Lika ne nje prononcim per “Shkodra Sport” do te shprehej ekzaktesisht: “Me ate se çfare kam pare une ne te gjithe ekipet e tjera te kampionatit shqiptar te kesaj moshe, nuk mendoj se ka lojtare me te mire se Ara e Kubazi, ne pjesen e sulmit flas”.

Nje deklarate te tille Lika e beri ne fund te dhjetorit, nderkohe qe ne ditet e para te janarit, trajneri i kombetares U17 Ervin Bulku shpalli listen e lojtareve te grumbulluar per dy miqesoret ndaj Turqise dhe çuditesisht as Aris Ara dhe as Gerald Kubazi nuk ishin pjese e kesaj liste!!!

Miqesoret ndaj Turqise kombetarja kuqezi i humbi te dyja me rezultatin 0-3. Qe do te thote se skuadra jone perfaqesuese nuk ka bere aspak mire si ne aspektin difensiv ashtu edhe ne ate ofensiv. Megjithate dy sulmuesit shkodrane vazhdojne te shkelqejne me Vllaznine dhe si rrjedhoje, kjo ka sjelle edhe “shperthimin” e drejtorit te Akademise Vllaznia Alban Neziri.

Ai ka dale hapur kunder trajnerit te kombetares Ervin Bulku dhe ne nje prononcim ekskluziv per “Shkodra Sport” shprehet: “Nuk e kuptoj se çfare duhet te bejne me shume dy futbolliste per te marre ftesen per ne kombetare? Ara dhe Kubazi jane dy lojtare qe ke kenaqesi t’i shohesh ne fushen e lojes, dy lojtare qe shenojne rregullisht, por per çudi nuk i pelqejne trajnerit te kombetares!!!

Bulku eshte ne ate detyre per te perzgjedhur me te miret dhe ne fakt nuk po e ben kete gje. Me habit edhe fakti se trajneri i Vllaznia U17 Gilman Lika ka qene shok skuadre me te ne kombetare dhe vete Lika i ka telefonuar duke ia sugjeruar keto dy lojtare, por prape nuk kemi marre reagim pozitiv.

Diçka vertete e habitshme kjo gje. Bulku e trajton kombetaren njelloj sikur t’ia kishte baba. Une nuk e di se çfare duhet te bejne me teper Ara e Kubazi per te marre nje ftese per ne kombetare? E mira eshte qe edhe stafi i ekipeve kombetare te nderhynte sepse ne fund te fundit jane dy futbolliste qe do t’i bejne nder kombetares shqiptare”