Ditën e djeshme, drejtues të Shoqatave sportive që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Shkodër, bashkë edhe me kryetarin e sapozgjedhur të Shoqatës Rajonale të Futbollit, kanë patur një takim me kryebashkiakuan Benet Beci në zyrën e këtij të fundit.
Për ato se çfarë është diskutuar, ka qenë vetë numri 1 i qytetit që e ka bërë të ditur përmes një postimi në faqen e tij ku ka shkruar:
“Pata kënaqësinë të pres në një takim kryetarin e ri të Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër, Armir Grima, së bashku me drejtues të shoqatave që janë pjesë e saj.
Diskutuam për zhvillimin e futbollit, ekipet e moshave dhe mbështetjen që po u japim fëmijëve e të rinjve për t’u stërvitur në terrene të plrshtatshme sportive.
Sot, këto ekipe e zhvillojnë aktivitetin e tyre pa pagesë në kompleksin sportiv “Zmijani”, falë subvencionimit nga Bashkia Shkodër. Një mbështetje konkrete që lehtëson familjet dhe u jep më shumë fëmijëve mundësinë të ndjekin pasionin për futbollin. ![]()
Shkodra ka qenë dhe mbetet një fidanishte e futbollit shqiptar. Detyra jonë është ta ushqejmë këtë traditë, duke krijuar hapësira e mundësi për brezin e ri”.


