FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVIDEO/ Balaj: Tek 'Klasikja' nuk ndikon pozicioni i skuadrave në renditje. Jemi...

VIDEO/ Balaj: Tek ‘Klasikja’ nuk ndikon pozicioni i skuadrave në renditje. Jemi të ‘dënuar’ për të fituar ndaj Tiranës

Tek Vllaznia janë të bindur se e kanë detyrim fitoren në përballjen e nesërme ndaj Tiranës. Një sfidë që konsiderohet jo më kot si “klasikja” e futbollit shqiptar, kur në fushë ndeshen dy skuadrat më të vjetra dhe më me traditë në vendin tonë.

Në prag të saj, kapiteni i Vllaznisë Bekim Balaj është shprehur optimist për një fitore ndaj bardhebluve dhe sipas tij pozicioni i skuadrave në renditje në sfida të tilla asnjëherë nuk vlen.

“Dihet rivaliteti dhe dihet rëndësia e ndeshjes me Tiranën dhe kjo duket edhe tek përjetimi i kësaj ndeshje edhe në qytet. Kjo ndeshje vjen në një moment kur të gjithë jemi të vetëdijshëm që na duhen pikë dhe prandaj jemi të fokusuar të gjithë për të marrë pikët maksimale në këtë përballje.

Ndeshja të tilla si kjo mes Vllaznisë dhe Tiranës asnjëherë nuk janë varur nga pozicionet e tyre në renditje dhe gjithmonë kanë qenë të luftuara dhe kanë dhuruar emocione. Tirana vërtetë që në këto momente është paksa më mirë në renditje, por ne luajmë në Shkodër dhe do futemi në fushë për të marrë pikët maksimale”- ka thënë ai.

Të plotë prononcimin e kapitenit kuqeblu Bekim Balaj mund ta ndiqni duke klikuar në linkun e mëposhtëm:

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments