Vetem pak dite para startit te kampionatit, te Vllaznia nuk ka qetesi sa i takon demtimeve. I rradhes qe eshte ndjekur nga fati i keq eshte mbrojtesi Bulatoviç.

Mbrojësi i majtë i Vllaznisë është dëmtuar në seancat stërvitore te diteve te fundit dhe nuk ishte pjesë e kuqebluve në fitoren që ekipi mori 9-0 në miqësore me Besën në “Loro Boriçi”. Mëngjarashi ka shqetësuar stafin teknik, teksa ka pësuar një dëmtim në këmbën e djathtë.

I afruar në merkaton e verës, Bulatovic u aktivizua nga Brdariç në Kupat e Europës, duke bërë të harrohej i larguari Isaevski. Tanimë për fashën e majtë është edhe Hakaj, që luajti dje në të majtë.

Pritet që dëmtimi ta mbajë jashtë Bulatovic mbase per nje periudhe 3-4 javore dhe kjo padyshim qe e ka merzitur se tepermi ate megjithate futbolli i parashikon edhe keto gjera dhe Bulatoviç tashme duhet te mendoje per rikuperimin dhe kthimin e tij ne fushe.

Ne Shkoder ne fakt ditet e fundit pati pakenaqesi pse drejtuesit moren edhe Hakajn ngaqe Vllaznia e kishte nje mbrojtes te majte- Bulatoviç, por ja qe futbolli eshte i paparashikueshem dhe tashme te gjithe gezohen qe Hakaj eshte ne skuader sepse krahu i majte i mbrojtjes me te, nuk do te jete problem per skuadren./SHKODRA-SPORT.COM/