Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDenis Pjeshka drejt rikuperimit. Mund të luajë ndaj Teutës

Denis Pjeshka drejt rikuperimit. Mund të luajë ndaj Teutës

Lajme të mira vijnë nga infermieria kuqeblu. Mbrojtësi Denis Pjeshka mund të jetë në fushë në takimin e së dielës ndaj Teutës. Ai ka patur një problem muskular dhe prandaj ka munguar në takimin e parë të kampionatit, atë ndaj Lushnjës. Ky problem duket se tashmë pothuajse ka kaluar dhe 22 vjeçari ditën e djeshme është stërvitur me grupin.

Megjithatë duhet pritur vendimi përfundimtar i stafit mjekësor që duhet të japë Ok-in e tij për aktivizimin në ndeshjen e pas dy ditëve. Gjasat janë që ai të jetë në fushë dhe nëse kjo ndodh, atëherë Pjeshka do të luajë përkrah Orelesit në qendër të mbrojtjes. Ky futbollist sidomos sezonin e kaluar ka rënë në sy për paraqitjet e tij dhe për këtë arsye, sivjet trajneri Cungu ka ndër mend t’i besojë vendin e titullarit në një pozicion delikat në fushë, pikërisht në atë të qendërmbrojtësit.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments