Lajme të mira vijnë nga infermieria kuqeblu. Mbrojtësi Denis Pjeshka mund të jetë në fushë në takimin e së dielës ndaj Teutës. Ai ka patur një problem muskular dhe prandaj ka munguar në takimin e parë të kampionatit, atë ndaj Lushnjës. Ky problem duket se tashmë pothuajse ka kaluar dhe 22 vjeçari ditën e djeshme është stërvitur me grupin.

Megjithatë duhet pritur vendimi përfundimtar i stafit mjekësor që duhet të japë Ok-in e tij për aktivizimin në ndeshjen e pas dy ditëve. Gjasat janë që ai të jetë në fushë dhe nëse kjo ndodh, atëherë Pjeshka do të luajë përkrah Orelesit në qendër të mbrojtjes. Ky futbollist sidomos sezonin e kaluar ka rënë në sy për paraqitjet e tij dhe për këtë arsye, sivjet trajneri Cungu ka ndër mend t’i besojë vendin e titullarit në një pozicion delikat në fushë, pikërisht në atë të qendërmbrojtësit.
© shkodrasport.com