Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDeputeti Çela pranë Vllaznisë në Qipro. Akordon premio për rezultat pozitiv

Deputeti Çela pranë Vllaznisë në Qipro. Akordon premio për rezultat pozitiv

Vllaznia nuk eshte kurre vetem. Edhe ne momentet kur ende nuk lejohet mbeshtetja ashtu si duhet e tifozeve te saj, serish ata gjejne menyren per t’iu gjendur prane.

Madje edhe per ta mbeshtetur nga ana financiare. Rasti i rradhes eshte ai i ish- presidentit te Vllaznise dhe tashme edhe deputetit te parlamentit shqiptar Agron Çela.

Ndonese ai ndodhet me pushime ne Greqi bashke me familjen e tij, nuk ka mundur te qendroje pa e pare Vllaznine ne ndeshjen qe ajo do te luaje sot ne Limasol ndaj AEL-it vendas.

Per kete arsye ka fluturuar drejt Qipros, por jo vetem kaq. Mesohet se ai i ka deklaruar sponsorit Xhaferi qe ne emer te tij t’u beje te ditur futbollisteve se do te kene nje shperblim ne rast te nje rezultati pozitiv ne ndeshjen e sotme.

Behet e ditur se deputeti Çela ka akorduar 10 mije euro shperblim ne rast barazimi apo fitoreje te Vllaznise ne perballjen e sotme. Nje gjest qe ja vlen te evidentohet./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments