Vllaznia do të luajë ditën e sotme në orën 19:00, sfidën e parë të turit të dytë ndaj AEL Limassol. Sfida do të zhvillohet në Qipro, ndërsa te Vllaznia edhe pse nuk janë favorit në letër do të bëjnë maksimumin për të marrë një rezultat pozitiv.

Në një prononcim për mediat foli edhe kapiteni i skuadrës, Erdenis Gurishta i cili u shpreh se kanë ardhur në Qipro për të bërë lojën e tyre e jo për t’u mbrojtur.

“Do të jetë një ndeshje e fortë, e presim të jetë e tillë. E dimë nivelin e kundërshtarin, por jemi të përgatitur për të marrë më të mirën e mundshme”.

Vllaznia nuk konsiderohet favorite? “Të jemi realist, AEL është favorit në këtë ndeshje, jo vetëm për shkak të buxhetit apo që ka marrë pjesë shumë herë në këto kompeticione, por edhe për shkak të lojtarëve që kanë luajtur në nivele të larta. Ata janë favorit në letër, por ne do të bëjmë maksimumin dhe unë shpresoj të një rezultat pozitiv”.

Si është fusha dhe stadiumi? “Është një fushë e mirë, realisht e prisja më mirë. Fusha në Shkodër është më e mirë se kjo këtu, por nuk ka justifikime. Është lajm i mirë shtyrja e orarit të ndeshjes, pasi në 17:30 ishin temperatura shumë të larta, ndërsa me orarin e ri është më ndryshe”.

Diferenca në pagesa? “Nuk është shumë e rëndësishme sa paguesh, por sa e jep shpirtin në fushë. Ne do të japim shpirtin në fushë e pastaj varet ça situatash sjell ndeshje.

Ne kemi ardhur këtu për të bërë ndeshjen tonë dhe nuk do të mbrohemi. Atmosfera është shumë e mirë pas atij kualifikimi në Shkodër dhe të shohim çfarë do të ndodhë gjatë ndeshjes. Trajneri e ka fiksuar formacionin dhe mungesa e vetme është ajo e Da Silvës që është i dëmtuar”.