Pierr-Emerik Obamejang është duke nisur një aventurë të re në karrierën e tij!

Sipas asaj që raporton “SKY Sports UK”, Çelsi dhe Barcelona kanë arritur marrëveshjen e transferimit të sulmuesit nga Gaboni për te blutë e Londrës.

Në këtë tratativë do të përfshihet dhe mbrojtësi anësor, Markos Alonso, i cili do t’i bashkohet katalanasve dhe një shifër prej 8 milionë eurosh.

33-vjeçari rikthehet sërish në Londër pas 1 viti distancë, aty ku kaloi 5 sezone të mrekullueshme me fanellën e Arsenalit.

Në sezonin e kaluar me fanellën e Barcelonës, Obamejang u aktivizua gjithsej në La Liga në 17 ndeshje duke shënuar 11 gola dhe duke dhuruar gjithashtu edhe 1 asist, ndërsa në këtë aktualin luajti vetëm një ndeshje duke mos shënuar dhe asistuar asnjëherë.