Sfida Tirana- Vllaznia qe luhet diten e neserme padyshim qe po pritet me interes ne kampin shkodran sepse kemi te bejme me nje ballafaqim te dy skuadrave rivale te perjetshme por edhe pretendente per titullin kampion te ketij sezoni.

Por nderkohe, ne kampin shkodran nje nga gjerat qe shqeteson eshte pikerisht mungesa e Liridon Latifit. E sigurte eshte qe sulmuesi nga Prishtina nuk do te jete te pakten per kete ndeshje i gatshem.

Diçka me shume rreth gjendjes se tij ka shpjeguar trajneri Josa ne konferencen e sotme per shtyp kur ka deklaruar: “Latifi ndodhet ne Kosove ku ka kryer edhe disa ekzaminime per demtimin qe pesoi ne ndeshjen ndaj Kukesit.

Mund t’u them qe nuk ka demtime kockore, por ka nje hematome te madhe dhe si rrjedhoje mjeket i kane rekomanduar qe deri te henen te mos stervitet. Nuk mund te them sesa kohe do te mungoje se kjo do te shihet ne vazhdim, por di te them vetem se ndaj Tiranes ai do te mungoje”.

Tashme mbetet per t’u pare se si do ta zgjidhe Josa zevendesimin e ketij lojtari ne repartin ofensiv. Mungesa e tij gjithsesi do te kete ndikimin e vet ne lojen e skuadres sepse Latifi eshte nje nga pikat me te forta te saj./SHKODRA-SPORT.COM/