Të enjten, duke filluar nga ora 16:45, në kuadrin e javës së 14-të të Abissnet Superiore, Vllaznia do të luajë ndaj Teutës në stadiumin “Loro Boriçi”. Në prag të kësaj ndeshjeje, klubi shkodran ka nxjerrë në treg edhe biletat për këtë përballje.

Me anë të një njoftimi zyrtar në “Facebook”, KF Vllaznia ka bërë të ditur detajet e shitjes së tyre, pikërisht vendin dhe çmimet e biletave për këtë ndeshje. Nga dita e sotme, ka filluar edhe shitja në sportelet pranë stadiumit, por jo vetëm, teksa ato do të mund të blihen edhe në pika të tjera të caktuara nga KF Vllaznia.

Ndërkohë, nga sa është parë në njoftimin e klubit shkodran, çmimet do të jenë të njëjta me ato të ndeshjeve të fundit që kuqeblutë kanë luajtur në shtëpinë e tyre. /Maringlen ZHIVANI/

NJOFTIM
KF Vllaznia bën të ditur se nga dita e sotme, 20Dhjetor 2022, do të nisë shitja e biletave për ndeshjen e futbollit VLLAZNIA –TEUTA, e vlefshme për javën e 15-të të Abissnet Superiore!

Ndeshja do të luhet, ditën e Enjte, dt. 22 Dhjetor 2022, ora 15.45 në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

Ditët, oraret dhe pikat e shitjes së biletave për këtë takim janë:

– Biletaria e Stadiumit:
E Martë, dt.20Dhjetor 2022
• Ora 10.00 – 18.00
E Mërkurë, dt. 21 Dhjetor 2022
• Ora 10.00 – 18.00
E Enjte, dt. 12 Dhjetor 2022
• Ora 10.00 – 17.00

– Tek dyqanit UNIVERSAL në adresën: Rruga Qemal Draçini, Tek Pallati “Exalco”
o E martë, dt. 20 Dhjetor 2022 – Enjte, dt. 22 Dhjetor 2022
Ora 10.00 – 20.00

Gjithashtu, për tifozët që duan të blejnë bileta në tribunat VIP, A dhe B, ditën e ndeshjes, do funksionojë edhe një pikë shitje shtesë, para hyrjes kryesore të stadiumit.
Ju njoftojmë se për këtë sezon, përpos pikës së zakonshme në sportelet pranë stadiumit, biletat do të shiten edhe:

1. Në Shkodër:
– Tek Market VLLAZNIA, në adresën: Tek kryqëzimi i Stacionit të Trenit, përballë, Karburant Bolv-Oil.

2. Në Koplik:
– Tek VODAFONE SHOP,në Qendër të qytetit të Koplikut.

3. ONLINE
– Duke filluar nga dita e Martë, dt, 20Dhjetor 2022, në linkun:
https://tickets.paysera.com/sq/event-group/vllaznia-teuta

Faleminderit!
Foca Vllaznia!
Eja edhe Ti!