Wednesday, June 24, 2026
FAQJA E PARE KRYESORESassuolo 'blindon' sulmuesin shkodran Gabriel Kulla. 18 vjeçari firmos deri në vitin...

Sassuolo ‘blindon’ sulmuesin shkodran Gabriel Kulla. 18 vjeçari firmos deri në vitin 2030

Sulmuesi shkodran Gabriel Kulla është kthyer në vitet e fundit në një nga emrat më të spikatur në kampionatin Primavera në Itali duke veshur fanellën e Sasuolos. Në sezonin e fundit ai u shpall edhe sulmuesi më i mirë i kampionatit të të rinjve në Itali.

Kjo ka bërë që klubi i Sasuolos të vendosë të blindojë menjëherë talentin shqiptar i cili aktualisht përfaqëson ngjyrat kuqezi me Shqipërinë U19. Palët kanë hedhur firmën mbi një kontratë që e lidh me skuadrën e Serisë A deri në vitin 2030.

“U.S. Sasuolo është i lumtur të komunikojë zgjatjen e kontratës së Gabriel Kullës deri më 30 qershor 2030. Qendërsulmuesi i ditëlindjes 2008 ka kaluar tre sezone me fanellën e këtij ekipi, me të fundit në radhët e skuadrës Primavera.

Në kampionatin për U20, futbollisti 18-vjeçar ka rënë në sy me 16 gola dhe 8 asiste, duke merituar “Primavera Best Awards 2026” si sulmuesi më i mirë”, shkruhej në njoftimin e Sasuolos për sulmuesin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments