Aleksandër Kuro e mbylli me Vllazninë pas përfundimit të kontratës. Karriera e mbrojtësit 32-vjeçar duket se do vazhdojë në Gjermani.
Raportimet e fundit nga jashtë vendit tregojnë se është pranë firmës me Bremer SV. Klubi gjerman është pjesë e “Regional League North”, ndryshe kategoria e katërt për nga rëndësia.
Pjesën më të madhe të karrierës Kuro e kalonte te Teuta. Aty ku regjistroi plot 117 ndeshje. Në Shqipëri si mbrojtës nuk ia doli të gjejë asnjëherë rrugën e rrjetës, ndërsa asistoi 7 gola.
Zgjedhja për të ardhmen është disi surprizuese. Për herë të parë pritet të luajë në Gjermani.


