Etnik Brruti e bën “sefte” me Hajdukun e Splitit në kampionatin kroat.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, gjeti rrugën e rrjetës në duelin ndaj Osijekut, të vlefshëm për javën e katërt të kampionatit.
Në minutën e 9-të, futbollisti 22-vjeçar, nuk fali brenda zonës, pas një harkimi nga e majta, duke përshëndetur rrjetën. Brruti u aktivizua si titullar, teksa gradualisht po rrëmben skenën te skuadra kroate.
Mesfushori shqiptar u transferua në këtë merkato vere nga Malisheva te Hajduku i Splitit duke bërë hapin e madh në karrierë.
GOLI I BRRUTIT: VIDEO


