Wednesday, June 24, 2026
FAQJA E PARE KRYESORELionel Messi lë të hapur derën për Botërorin 2030: Nuk e di,...

Lionel Messi lë të hapur derën për Botërorin 2030: Nuk e di, nuk po mendoj për këtë tani

Në moshën 39-vjeçare, Lionel Messi vazhdon të sfidojë kohën dhe të udhëheqë Argjentinën drejt objektivave më të mëdhenj. Kampioni i botës i vitit 2022 po zhvillon një tjetër Botëror të jashtëzakonshëm, duke shënuar pesë gola në vetëm dy ndeshje dhe duke kryesuar renditjen e golashënuesve të turneut.

Shumë tifozë dhe analistë e konsiderojnë Botërorin 2026 si paraqitjen e fundit të Messit në skenën më të madhe të futbollit, por vetë argjentinasi nuk ka dashur të japë një përgjigje përfundimtare.

I pyetur drejtpërdrejt nëse do të jetë i pranishëm edhe në Botërorin 2030, Messi befasoi me përgjigjen e tij.

“Nuk e di. E vërteta është se nuk po mendoj për këtë tani. Duket ende larg. Siç kam thënë gjithmonë, jetoj ditë pas dite dhe jam i përqendruar te e tashmja”, deklaroi ylli argjentinas.

Kontrata e tij me Inter Miamin është e vlefshme deri në dhjetor të vitit 2028 dhe Messi ka bërë të ditur se synon ta respektojë atë, për sa kohë do të ndihet në formën e duhur fizike.

“Do të vazhdoj të luaj për aq kohë sa mund të jap kontributin tim, sa kohë që ndihem mirë fizikisht dhe mund të ndihmoj shokët e skuadrës”, theksoi ai.

Nëse do të merrte pjesë në Botërorin 2030, Messi do të ishte 43 vjeç. Për momentin, megjithatë, fokusi i tij mbetet te turneu aktual, ku po udhëheq Argjentinën e trajnerit Lionel Scaloni. Deri tani, të gjithë golat e kampionëve të botës në këtë Botëror janë shënuar nga Messi, një tregues i qartë se ai vazhdon të jetë figura kyçe e skuadrës edhe pas kaq shumë vitesh në elitën e futbollit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments