Lajme jo te mira per nje ish- futbollist te Vllaznise. Karriera e tij duket se nuk po ngjitet asnjehere aty ku duhet. Behet fjale per sulmuesin lushnjar Brunild Pepa i cili sot ka mbyllur bashkëpunimin me ekipin e Gjilanit.

Mbyllja e këtij bashkëpunimi mes klubit dhe sulmuesit ka ardhur në mirëkuptim të dyanshëm, ku sot përfunduan para kohe marrëveshjen e finalizuar muaj më parë.

“Klubi e falëmnderon sulmuesin për angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë pjesës vjeshtore të këtijë edicioni dhe i uron sukses në vazhdimin e karrierës së tijë”, ka njoftuar faqja e Gjilanit.

Ndryshe, Gjilani para dy ditësh liroi edhe dy futbollistë të huaj, Caesar dhe Marinho.