Dita e djeshme ka qene e veçante per futbollin e moshave ne Shkoder. Ne fushen sportive “Reshit Rusi” jane ndeshur me njeri- tjetrin kater ekipe te ketij qyteti, pikerisht dy ekipet respektive te Vllaznise kunder atyre te KF Shkodra dhe AAS.
Ne kete kontekst, edhe numri i tifozeve te pranishem ka qene i konsiderueshem per te ndjekur keto dy takime por jo vetem ato. Ne fushen sportive kane qene prezent edhe disa specialiste te mirenjohur te futbollit shkodran.
Duke filluar nga i mirenjohuri Hysen Zmijani, Avenir Dani, Edi Martini, trajneri i kombetares U17 te Shqiperise Elvin Beqiri, trajneri i Vllaznise ne futboll per femra Nikolin Leka etj.
Kuptohet qe prania e ketyre figurave ne fushen sportive ka qene nje nxitje edhe per futbollistet e rinj ne fushen e lojes per te dhene me te miren dhe per t’u treguar ketyre emrave te medhenj se edhe e ardhmja e futbollit shkodran eshte e sigurte.
www.shkodrasport.com