Te merkuren ne ora 16:00 do te luhet ndeshja klasike e futbollit shqiptar, ajo ne mes Tiranes dhe Vllaznise. Por ndonese kane mbetur edhe 48 ore deri ne zhvillimin e ketij takimi, ende nuk eshte zyrtarizuar stadiumi se ku do te luhet.

Nese klikon ne faqen e klubit Tirana, ende nuk ka asnje njoftim per ndeshjen dhe per daljen e biletave ne shitje siç ndodh zakonisht ne ndeshjet e tjera. Po ashtu, nese klikon ne faqen zyrtare te FSHF siç mund ta shikoni edhe me poshte, aty rezulton te jete stadiumi “Selman Stermasi” mikepritesi i ketij takimi.

Realisht ku do te luhet? Burime te gazetes “Shkodra Sport” bejne me dije se “klasikja” do te luhet ne “Air Albania” megjithate ende nuk ka nje konfirmim perfundimtar per kete çeshtje. Disi absurde ne fakt sepse kemi te bejme me nje nga ndeshjet me te rendesishme te futbollit shqiptar.

Kujtojme qe edhe fazen e pare, pikerisht ndaj Vllaznise stadiumi u kthye ne nje çeshtje dhe ne perfundim dy ekipet u ndeshen ne fushen skandaloze te “Selman Stermasit”, ku shkodranet fituan 1-0 me golin e Balajt./www.shkodrasport.com/