Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që këtë vit të bëjë një përjashtim të vogël nga rregulli i zakonshëm i zhvillimit të të gjitha ndeshjeve në të njëjtën ditë dhe orë.
Ashtu siç është bërë zakon prej shumë vitesh, të gjitha sfidat e Superiores janë zhvilluar në katër javët e fundit në të njëjtën ditë dhe orë, për të shmangur probleme me aleancat e mundshme e tolerimet, por dhe për të mos i dhënë një avantazh psikologjik një skuadre apo një tjetre.
Një rregull i cili këtë vit merr kuptim më shumë se kurrë, pasi të gjithë skuadrat janë të përfshira në luftë për objektivat sezonale dhe garantohet garë e ndezur.
Megjithatë, këtë vit FSHF ka bërë një përjashtim për deibn kryeqytetas të fazë së katërt. Ndeshja e javës së 33-të mes Partizanit dhe Tiranës, nuk do të zhvillohet në të njëjtin orar me skuadrat e tjera.
Sfida e parashikuar të luhet në mesjavën e ardhshme, do të zhvillohet në orën 19:00, ndërsa skuadrat e tjera do të zbresin në fushë 3 orë më para, në 16:00. Ky do të jetë përjashtimi i vëtëm, pasi në ndeshjet e javëve pasardhëse, të gjithë do të luajnë në një ditë, në orën 17:00, e nuk dot merret parasysh kërkesa për të ndryshuar orare pavarësisht situatave. /vipsport/