Armando Cungu, trajneri i Laçit në Kategorinë Superiore, në emisionin Fair Play shprehet se kombëtarja nuk ka nevojë për rinovim dhe shton se nëse kanë pasur si objektiv vendin e parë në grup, atëherë duhej të tregoheshin pragmatistë dhe të merrnin rezultatin.

Ndër të tjera, tekniku shkodran thekson se Edi Reja është duke penalizuar të gjithë skuadrën për hatër të tre mbrojtësave, pasi aktualisht është duke luajtur me modulin e gabuar.

“E drejtë që Kombëtarja shqiptare nuk ka lojtarë të vjetër dhe mendoj se nuk ka nevojë për të rinovuar skuadrën. Kur kërkohet rinovimi duhet koha në dispozicion për tu ambientuar. Për ftesat e Rejës duhet të biem dakord pasi janë lojtarë që luajnë në klube të mëdha si Broja, Kumbulla, Djimshiti, Bare të cilët aderojnë në ekipe me emër botëror.

Nuk mund të themi që ne nuk kemi nevojë për këta lojtarë. Nëse kemi pas objektiv për të qen të parët në grup duhet të ishim pragmatist dhe të merrnim rezultatin. Unë nuk jam më shumë i kënaqur me lojën e kuqezinjve në Ligën e Kombeve.

Reja për hatër të 3 mbrojtësve penalizmin të gjithë skuadrën pasi po luan me modulin e gabuar të lojës. Grupi ishte shumë i lehtë dhe Shqipëria zhvilloi një lojë të dobët. Nuk pashë rrjedhshmëri të lojës së tyre. Lituania na mundi në Shqipëri dhe na mori një barazim. Duhet të bënim një paraqitje tjetër me lojtarët që kemi”, u shpreh Cungu. /VipSport/