Plot 6 futbolliste te Vllaznise do te jene pjese e ekipeve kombetare ne grumbullimet e tyre te rradhes qe startojne diten e sotme ne Durres.

Keshtu ka njoftuar vete klubi shkodran i cili duket krenar per lojtaret e tij e perpos kesaj, permes nje publikimi ne faqen e tij zyrtare i ka uruar ata ta perfaqesojne sa me denjesisht fanellen kuqezi.

Ja çfare shkruhet ne faqen e klubit Vllaznia:

“Ditën e sotme do të nisin grumbullimet e ekipeve kombëtare U19 dhe U20 dhe pjesë e këtyre ekipeve do të jenë edhe gjashtë futbollistë të Vllaznisë. Stafet teknike të tyre kanë ftuar të jenë të pranishëm në këto grumbullime konkretisht futbollistët Kristi Qarri, Enes Isufi, Elmir Lekaj, Eraldo Deda e Mehdi Çoba tek kombëtarja U20 si dhe futbollistin Klevis Bebeziqi tek ajo U19.

KF Vllaznia iu uron suksese këtyre futbollistëve dhe shpreson që ata ta përfaqësojnë sa më denjësisht fanellën kuq e zi”.