Lorik Boshnjaku mund të jetë një nga largimet ‘BIG’ te Vllaznia. Mesfushori dardan është në skadencë kontrate, e cila përfundon më 30 qershor dhe më pas do të dalë i lirë në treg.

E ardhmja e tij është në pikëpyetje pasi për lojtarin ka interes të lartë nga disa skuadra. Vllaznia kërkon rinovimin pasi është një nga protagonistët absolut në 2 sezonet e fundit, por rreziku i vjen nga kampionati i Kosovës.

Gjilani ka dërguar një ofertë zyrtare drejt lojtarit dhe dëshiron ta ketë në skuadër për sezonin e ri, sipas Gazeta Olle. Klubi dardan, pas një sezoni zhgënjyes, do të tentojë të ‘rimëkëmbet’ në atë pasardhës teksa priten investime në merkato.

Por klubi kosovar ka nje tjeter sfidant mesa duket ne rrugen per te marre sherbimet e futbollistit te Vllaznise. Eshte pikerisht skuadra kampione- Ballkani qe prej disa kohesh ka shfaqur interes per mesfushorin prishtinali. Por jo vetem kampionet e Kosoves e duan kete lojtar.

Gazeta “Shkodra Sport” meson se ne muajin e fundit interes per te ka shfaqur edhe Shkendija e Tetoves. Ne keto rrethana, tashme qe edhe kontrata me Vllaznine i perfundon, me shume mundesi Boshnjaku do te nderroje skuader.