Ekipi i FC Scutarit eshte shpallur fitues i kupes “Lekë Koçobashi”. Ai ka mundur ne finale me rezultatin e paster 3-0 ekipin e “Basanias” dhe ka merituar trofeun, ndonese ne pamje te pare nuk dukej favorit. Megjithate fusha e lojes ka treguar tjeter gje dhe ata ia kane dale me shume sukses.

Kupa “Lekë Koçobashi” eshte organizar nga Shoqata Rajonale e Futbollit ne Shkoder dhe i eshte kushtuar ish- futbollistit te shquar te Vllaznise se viteve ’60-’70 i cili vetem pas pak kohesh feston edhe 80 vjetorin e lindjes.

Ne finalen e luajtur ne kompleksin “Zmijani” ka qene i pranishem vete Koçobashi bashke me familjaret dhe miqte e tij. Po ashtu nuk kane munguar edhe emrat e njohur te futbollit shkodran si Rauf Çanga, Ahmet Meta, Hysen Zmijani, Zyhdi Çoba etj.

Pas perfundimit te ndeshjes eshte zhvilluar edhe ceremonia permbyllese e kesaj kupe e cila ka disa jave qe ka nisur dhe kulmoi sot me finalen. Kryetari i Shoqates Rajonale Lazer Matija ka pershendetur te pranishmit duke theksuar se nderimi i figurave te tilla do te vijojne edhe ne te ardhmen.

Kupen e ka dorezuar vete mjeshtri Lekë Koçobashi qe eshte dukur i emocionuar nga organizimi i ketij aktiviteti teksa eshte shprehur i lumtur njekohesisht qe ne Shkoder nuk e kane harruar per kontributin e dhene per Vllaznine dhe futbollin shkodran.