Diten e sotme mbushen 2 vje pa ish- futbollistin e Vllaznise Aziz Gruda, i cili u nda nga jeta pas nje semundje te rende, pikerisht me 14 korrik 2021 ne Gjermani, vend ku ai jetonte prej 29 vitesh.

Ndarja nga jeta ne moshen 61 vjeçare padyshim qe ka qene nje humbje e madhe per familjen Gruda, por edhe gjithe komunitetin e futbollit shkodran, pjese e te cilit ai ka qene per vite me rradhe.

Aziz Gruda ka lindur me 29 dhjetor 1960 ne Shkoder ne nje familje sportive teksa edhe dy vellezerit e tij me te medhenj luanin futboll, pikerisht Selmani dhe Xhabiri, nderkohe qe pas tij te njejten rruge do te ndiqnin edhe dy vellezerit me te vegjel, Bujari dhe Shpetimi apo dhe sot nipi i tij, Ildi.

Azizi eshte dalluar si nje nga mesfushoret me te mire te viteve ’80, por per arsye te ndryshme dhe per fatin e keq te tij, i eshte bashkuar shume vone Vllaznise, pikerisht ne vitin 1988.

Luajti me kuqeblute per kater vite sepse ne vjeshten e vitit 1992 siç dihet, bashke me disa lojtare te tjere shkodrane vendosen te mos ktheheshin me ne Shqiperi pas asaj vizite ne France, por u sistemuan ne vende te ndryshme Europiane.

Aziz Gruda ka dhe kontributin e tij ne titullin kampion te Vllaznise ne sezonin 1991-92 dhe mbahet mend nga te gjithe per talentin e tij ne fushen e lojes teksa ka lene gjurme me aktivizimin e tij me kete skuader, per ato pak vite qe e ka perfaqesuar ate.
Gjergj KOLA