Nga Endri ÇINARI

Kampionatet në mbarë Europën po shkojnë drejt fundit. Për ti lënë vendin kampionatit europian që do startojë në qershor. Përjashtim nuk bën as kampionati i futbollit në Azerbajxhan, ku sonte është luajtur java e parafundit e sezonit 2023-24. Dueli që ka spikatur ka qenë ai mes Qarabag dhe Turan, ku në fund gjithçka është mbyllur në shifrat 4-3.

Me të dy skuadrat aktivizohen futbollistë shqiptarë, Xhixha tek Qarabag dhe Pusi tek Turan. Të dy futbollistët e dalë nga kampionati jonë e nisën nga stoli sfidën e sotme, por njëri prej tyre u shndërrua në protagonist kur hyri në fushë. Fjala është për shkodranin Pusi, që u hodh në fushë në fillimin e pjesës së dytë. Moment ku skuadra e tij po humbiste në shifrat 1-0.

Kjo pasi 26-vjeçari do ishte lojtari që do ndizte shpresat e Turan për një përmbysje. Në minutën e 48-të, ai do asistonte për Hackman që do barazonte shifrat. Nuk do ndalej me kaq ish-sulmuesi i Vllaznisë, ku sërish në minutën e 53-të do asistonte për Pachu, që do përmbyste shifrat në 1-2. Rezultat që ekipi i Turan nuk arriti ta ruante sepse Qarabag do përmbyste shifrat.

Duke shënuar fillimisht me Andrade e më pas me Silvan. Do ishte sërish Hackman që do barazonte në 3-3, por Andrade në minutën e 90-të do shënonte për shifrat finale 4-3. Për Qarabag, Xhixha do zbriste në fushë vetëm në minutën e 83-të të takimit./www.shkodrasport.com/