Friday, June 26, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPresidenti Takaj kundërshton email-in zyrtar të UEFA-s: 'Dënimi ka përfunduar'

Presidenti Takaj kundërshton email-in zyrtar të UEFA-s: ‘Dënimi ka përfunduar’

Një email i zyrës për shtyp të UEFA-s, ka trazuar ujërat në klubin e Skënderbeut për sa i përket afatit kohor të shlyerjes së dënimit 10-vjeçar. “Topkëmba” zbuloi përgjigjen e UEFA-s, që tregon se klubi ka të drejtë të marrë pjesë në Europë nga sezoni 2028/29. I pyetur në lidhje me lajmin që ka qarkulluar së fundmi, presidenti Ardjan Takaj, në një prononcim për “Top Channel” pretendon se e vërteta është krejt ndryshe.

Numri 1 i klubit korçar zbulon se është komunikuar zyrtarisht nga vetë UEFA se dënimi ka përfunduar. Prej sezonit 2026-2027, Skënderbeu është plotësisht i lirë dhe i pastër për të vazhduar garën normalisht në Kupat e Europës.

“Jam vërtet i befasuar nga ky informacion që po qarkullon në disa media online. Klubi i Skënderbeut nuk ka asnjë dijeni për një pretendim të tillë. E vërteta është krejt ndryshe nga ajo që po aludohet nëpër portale. Disa kohë më parë, klubit tonë i është komunikuar zyrtarisht nga vetë UEFA se dënimi ka përfunduar. Prej sezonit 2026-2027, Skënderbeu është plotësisht i lirë dhe i pastër për të vazhduar garën normalisht në Kupat e Europës.

Rruga jonë drejt Europës kalon vetëm nga fusha. Na duhet të plotësojmë kriterin e parë dhe kryesor që është ai sportiv: klasifikimi në një ndër vendet që sigurojnë pjesëmarrjen në arenën ndërkombëtare në përfundim të kampionatit. Jemi të fokusuar te puna dhe te projekti ynë, jashtë çdo gjëje që kërkojnë të destabilizojnë ambientin tonë” deklaroi Ardjan Takaj për “Top Channel”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments