Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLDerbi kuqezi në Serie A, Kumbulla triumfon ndaj Dermakut

Derbi kuqezi në Serie A, Kumbulla triumfon ndaj Dermakut

Takimi mes Parmës dhe Hellas Verona është mbyllur me fitoren minimale të miqve, 0-1. Ka mjaftuar një gol i LAzovic në minutën e 10-të të sfidës, që Verona të marrë tri pikët e plota në transfertë. Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla luajtën titullarë për skuadrën e Verona, duke arritur të mbanin rrjetëne tyre të paprekur.

Gjithashtu, edhe Dermaku luajti 90 minuta për Parmën, por nuk arriti të ndihmojë skuadrën e tij të shmangë humbjen. Kjo ishte ndeshja e dytë në Serie A për Dermakun, i cili po bën ndeshje të mira për Parmën.

Verona mori fitoren e tretë këtë sezon në Serie A, duke u ngjitur në kuotën e 12 pikëve, në vend të 11-të. Kumbulla u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 26-të, por për asnjë moment nuk rrezikoi të marrë karton të kuq, duke treguar pjekuri në fushën e lojës./abcnews/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments